Pas fitores kundër Madagaskarit pak ditë më parë Kosova ka marrë një tjetër rezultat pozitiv në takimin e sotëm miqësor. Ekipi i drejtuar nga zvicerani Challandes ka mundur 2-0 përfaqësuesen e Burkina Fasos.

Pjesa e parë e takimit që u zhvillua në Paris përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës fillimisht Muriqi dhe më pas Paqarada vulosën ndeshjen.

Një ecuri pozitive e Kosovës e cila që pas përfundimit të eliminatoreve të Botërorit ka marrë 3 fitore radhazi, kundër Letonisë, Madagaskarit dhe së fundmi Burkina Fasos.

Këto janë ndeshje të mira për Kosovën para se të fillojë ndeshjet zyrtare në Ligën e Kombeve ku gjendet në të njëjtën grup me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb