Kosova ka pësuar një disfatë 0-2 përballë Spanjës duke dështuar në misionin e saj për të ndalur iberikët. Spanja u tregua mjaft cinike duke shfrytëzuar rastet e vetme që pati, ku golat u shënuan nga Fornals në minutën e 32-të të takimit dhe Ferran Torres në minutën e 90-të.

Kosova shpërdoroi shumë në këtë ndeshje, me një rast të Rashicës, dy raste të Muriqit dhe disa tentativa të Elbasan Rashanit. Një lojë mjaft e mirë e dardanëve, por këtë ndeshje e fitoi eksperienca, pasi për hir të vërtetës pas Kosova bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Spanja gëzon dy herë, pasi rivali i vet Suedia, u mposht 2-1 nga Greqia. Iberikët mbajnë vendin e parë me 4 pikë, edhe pse skandinavët kanë 2 ndeshje më pak. Gjithsesi, Spanja pret Suedinë në shtëpi dhe gjithçka do të vendoset aty.

Nuk fal Italia, duke fituar thellë 5-0 ndaj Lituanisë, ku spikati dopieta e Kean. Axurrët jo vetëm që mbajnë vendin e parë, por rritet distanca me Zvicrën, që u ndal në barazim pa gola me Irlandën e Veriut. Ndërkohë, ekipi i Mancinit thellon rekordin, duke e cuar në 37 ndeshje pa humbje radhazi.

Gjermani nuk fal edhe në Islandë, duke fituar bindshëm 4-0. Një sukses mëse i merituar i pancerave, që tani duket se nuk e diskutojnë pjesëmarrjen në Botëror. Katër autorë të ndryshëm golash për të besuarit e Hansi Flick, që kanë nisur një epokë të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb