Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç zhvilluan sot një takim me kryediplomatit të BE-së, Borrell në Bruksel,për të diskutuar rreth  targave të automjeteve në Kosovë – çështje kjo që ka rritur tensionet mes dy vendeve.

Pas takimit, Borrell ka thënë se edhe pse është biseduar rreth tetë nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

“Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje”, tha ai.

Borrell shtoi se është përgjegjësi urgjente e dy liderëve për të mos përshkallëzuar situatën. Po ashtu ai thekoi se e kemi dhënë një propozim të cilin e ka pranuar Vuçiç, por e ka refuzuar Kurti.

“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

Kryediplomati europian tha se për një zhvillim të tillë është i detyruar të njoftojë Unionin.

“Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen. Do të informoj shtetet anëtare të BE-së, partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar.Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: