Ndryshe nga Shqipëria, futbolli në Kosovë i ka idetë më të qarta se kur mund të rikthehet në fushën e lojës. Federata në vend kërkon të mbyllë me çdo kusht sezonin, ndërsa një lajm i mirë vjen pas takimit të presidentit Agim Ademi me Lul Rakën, mikrobiologun e Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga FFK, sporti do të përfshihet në fazën e tretë të masave lehtësuese në Kosovë.

Auto Futboll Ffk1548882216 1
Auto Futboll Ffk1548882216 1

Kjo jep shumë shpresë se kampionati mund të nisë gjatë muajit qershor. Situata me pandeminë e Covid-19 në Kosovë është gati e njëjtë me atë që po kalon Shqipëria. Asnjë futbollist i kampionatit kosovar nuk është prekur nga Coronavirus, ndërsa dy lojtarët e të rinjve të Suharekës e kanë kaluar sëmundjen dhe janë në gjëndje të mirë shëndetësore.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb