KOSOVA

Kosova ka paralajmëruar masa të veçanta për të pavaksinuarit ndaj COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se nga e hëna do të ketë masa të reja teksa paralajmëron se nuk ka arsye pse qytetarët të mos vaksinohen.

Ai thekson se qytetarët tashmë duhet të jenë të përgjegjshëm.

“Nga e hëna jemi në kontakte për masat e reja. Tanimë ka vaksina mjaftueshëm dhe nuk ka asnjë arsye që qytetarët të mos vaksinohen. Virusi “Delta” nuk kursen as fëmijët, janë shumë fëmijë të infektuar dhe ky është një alarm për të gjithë qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”, thotë Vitia.

Nga ana tjetër Vitia shton se vaksinat janë të sigurta dhe ata që zgjedhin ta bëjnë do të kenë lehtësira, teksa të pavaksinuarit duhet të biden për të bërë vaksinën.

“Vaksinat janë të sigurta, termine ka mjaftueshëm dhe ju lutem qytetarë të vaksinoheni sepse nuk mund të lejojmë që për shkak të mos-përgjegjësisë qytetare . Masat që do të ndërmarrim në vijim ku qytetarët e vaksinuar do të kenë incentive për shumë aktivitete, ndërkaq shpresojmë që ata që nuk janë vaksinaur të insentivizojnë ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb