Situata në Kosovë është bërë e vështirë këto ditë, pas shtimit të madh të rasteve me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka njoftuar se janë shënuar 491 raste pozitive me COVID-19 si dhe 12 të vdekur.

Nga të shënat e Institutit të Shëndetit Publik thuhet se numri i personave të prekur me koronavirus në total ka shkuar në 23 mijë e 425. Po ashtu mësohet se numri i rasteve aktiv është 6634.

Kujtojmë se nga ky virus deri më tani kanë humbur jetën 744 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: