Një i vdekur dhe 83 raste pozitive në 24 orët e fundit. Ky ka qenë bilanci në Kosovë sa i takon situatës me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se ka kryer 1.608 testime.
Sot janë shëruar 181 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679.

Në total numri i rasteve aktive është 1.597. Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: