11,366 raste aktive me koronavirus janë regjistruar në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.366.

Aktualisht në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit, ku deri tani janë vaksinuar rreth 21 mijë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: