Regjistrohen 38 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë kryer 206 testime.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu, në 24 orët janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës. Po ashtu mësohet se Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: