Kosova është vendi i radhës që pritet të marrë dozat e para të vaksinës ndaj COVID-19.

Sot kanë mbërritur frigoriferët e posaçëm për ruajtjen e vaksinës anti Covid që mbajnë vaksinat deri në -86 gradë.

Ministri i Shëndetëisë, Zemaj thotë se janë marrë të gjitha masat për të pranuar vaksinën që kërkojnë temperaturën e frigoriferit deri në -70 gradë.

Një pjesë të dozave të vaksinës Kosova fillimisht do i marrë nga Shqipëria për stafin shëndetësor të spitalit të Prishtinës.

 

STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,

Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.

Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.

Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!

Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!

Bashkë ia dalim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb