Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.

Propozimin e ka bërë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Kosova po pritet të pranojë 5000 refugjatë nga Ukraina.

Shtetasve të Ukrainës për të hyrë në Kosovë zakonisht u duhet viza, por ky regjim është pezulluar përkohësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: