Austria ka mirëpritur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo gjë është bërë e ditur përmes një deklarate nga Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Sipas agjencisë së lajmeve APA, Schallenberg ka deklaruar që pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë”.

Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Evropë. “Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.

Kjo deklaratë e Schallenberg është raportuar në disa media serbe. Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje të pareshtura diplomatike për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane. Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt sot sot në Torino të Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: