Luis Enrique, në konferencën për shtyp para ndeshjes Kosovë-Spanjë është shprehur se atmosfera në Kosovë është fantastike dhe njerëzit po ashtu.

“Atmosfera është fantastike, njerëzit janë të sjellshëm. Kemi ardhur këtu për të luajtur futboll dhe jo për politikë. Kosova është ekip i rrezikshëm. Është skuadër me karakter sulmues, që luan futbollin më tërheqës nga ekipet e rajonit. Kosova është një ekip që mbron dhe sulmon njëkohësisht.”

I pyetur më pas nga gazetarët spanjollë se atë që e pret përfaqësuesen spanjolle, Enrique, duke vlerësuar ekipin e Kosovës theksoi:

“Duhet të japim gjithçka. Do ta kemi të vështirë të fitojmë ndaj Kosovës, do të jetë një nga ndeshjet më të komplikuara të grupit. Ata janë të guximshëm dhe meritojnë shumë më tepër pikë sesa kanë. Ata do të na e bëjnë jetën të vështirë. Nuk do të rrezikojmë me formacionin, ata që nuk do të jenë në gjendje për të luajtur nuk do të luajnë. Qëllimi ynë është ta fitojmë ndeshjen, gjithçka varet nga ne”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb