Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 13 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 444 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2.410 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 9 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 452 persona, derisa aktive janë 9.761 raste.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 74.079 raste të infektimit. Prej tyre 1.668 kanë vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: