Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë e 600 mostrave. Nuk janë regjistruar vdekje në 24 orët e fundit, ndërsa janë shëruar 17 pacientë.

“Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419. Në total numri i rasteve aktive është 440”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: