Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 2, 140 teste , prej të cilëve 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se 61 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157, 083 persona.

20 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.

Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083. Në total numri i rasteve aktive është 515.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: