Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se nga dje janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me një ditë më parë ku ishin 16 raste me COVID-19, vërehet rritje e numrit të infektimeve.

Raste të vdekjeve nuk janë regjistruar, ndërsa janë shëruar 25 pacientë. Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të gati 2 mijë mostrave.

“Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431”, thuhet në njoftimin e MSh’së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb