KOSOVA

Kosova ka shtyrë me dy javë vitin e ri shkollor në kushte pandemie.
Qeveria ka respektuar kërkesën e Sidikatës së Arsimit e cila konstatoi se shkollat nuk janë përgatitur ende për të pritur nxënësit në kushtet e reja.

Koincidenca qëndron se Kosova dhe Shqipëria do të nisin vitin e ri shkollor në të njëjtën datë, më 14 shtator.
Por ndërkohë që në Shqipëri është publikuar një udhëzues, edhe Kosova e ka një plan të dakordësuar që qëndron ende edhe për fillimin e vitit shkollor më 14 shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb