FMN parashikon një rënie ekonomike me 7.5% në Kosovë, e njëjtë si me Shqipërinë. Tkurrja do të jetë mes 6.-7.5% teksa në 2021 do të rikthehet në 4.5-6%.

Sipas misionit të FMN, Kosova është goditur rëndë nga pandemia ekonomikisht. Pikërisht gjatë 2020 korriku dhe gushti kanë sjellë një rritje ekonomike, por me shtimin e rasteve sërish ka ardhur goditja e dytë.

Por ndërkohë thuhet nga misioni se ka një pasiguri të madhe ekonomike dhe qeveria duhet të bëjë përpjekje për të zbutur pasojat nëpërmjet pasojave fiskale dhe financiare.

 

DEKLARATA E FMN

Kosovë: Deklaratë përmbyllëse e Misionit të Artikullit IV për vitin 2020
PËR PUBLIKIM TË MENJËHERSHËM
Deklarata përmbyllëse përshkruan gjetjet preliminare të stafit të FMN në fund të vizitës zyrtare (apo
‘misionit’), në shumicën e rasteve në shtetin anëtar. Misionet realizohen si pjesë e konsultimeve të
rregullta (zakonisht vjetore) në kuadër të Nenit IV të Neneve të Marrëveshjes të FMN-së, në kontekst
të kërkesës për të shfrytëzuar resurset e FMN (huamarrje nga FMN), si pjesë e diskutimeve të
programeve të monitoruara të stafit, apo si pjesë e monitorimeve të tjera të stafit të zhvillimeve
ekonomike.
Autoritetet kanë dhënë pëlqimin e tyre për publikimin e kësaj deklarate. Mendimet e shprehura në këtë
deklaratë janë të stafit të FMN dhe nuk paraqesin medoemos mendimet e Bordit Ekzekutiv të FMN.
Bazuar në gjetjet preliminare të këtij misioni, stafi do të përgatitë një raport i cili, nëse merr aprovimin e
menaxhmentit, do të prezantohet para Bordit Ekzekutiv të FMN për diskutim dhe vendimmarrje.
Uashington, DC – 8 tetor 2020: Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i
udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella, zhvilloi një vizitë virtuale nga 23 shtator deri më 7 tetor, në
kontekst të konsultimeve sipas Artikullit IV të vitit 2020. Në përmbyllje të vizitës, misioni nxori
këtë deklaratë:
“Populli i Kosovës dhe ekonomia e saj janë goditur rëndë nga pandemia. Politikat fiskale dhe
financiare kanë zbutur ndikimin e goditjes në ekonomitë familjare dhe biznese, ndonëse
mungesa e konsensusit politik deri më tani ka parandaluar një reagim më të fortë të politikave.
Rritja e lartë e rasteve të infektimeve në periudhën korrik-gusht e detyroi qeverinë që ta
ngadalësojë rihapjen dhe të rivendosë masa të pjesshme të mbylljes, duke frenuar kështu
rikthimin ekonomik fillestar. Fokusi i politikave afatshkurtra duhet të jetë në sigurimin që sistemi
shëndetësor të mund ta përballojë efektshëm kërkesën jashtëzakonisht të lartë për shërbime
shëndetësore, duke vazhduar me mbështetje të të ardhurave. Në këtë pasiguri mjaft të lartë,
prioritet kryesore janë:
• Politika fiskale duhet të vazhdojë t’i zbusë humbjet e të ardhurave për ekonomitë familjare
dhe bizneset, ndonëse forcimi i modelit, targetimit dhe transparencës së masave është jetik
për periudhën vijuese. Përderisa pezullimi i rregulles fiskale më 2020–2021 është i
arsyetuar, ai duhet të kombinohet me një zotim të komunikuar qartas për rivendosjen
graduale të tij, nëse rimëkëmbja ekonomike stabilizohet.
• Nga ana tjetër, politikat financiare duhet të vazhdojnë të zbusin goditjen që kanë pësuar të
ardhurat, pa rrezikuar stabilitetin e sektorit bankar.
• Përderisa ruajtja e shëndetit të njerëzve dhe luftimi i recesionit janë prioritete afatshkurtre,
pandemia ka përkeqësuar një numër sfidash para-ekzistuese strukturore. Adresimi i tyre
vazhdon të jetë me rëndësi të madhe për rritjen e produktivitetit dhe për të siguruar që
sukseset ndahen në mënyrë të barabartë.
2
Kosova është goditur rëndë nga Pandemia
Pas një rritjeje të konsiderueshme të rasteve gjatë muajve korrik e gusht, rastet e reja të
COVID-19 janë ulur ndjeshëm së fundmi. Përderisa sistemi shëndetësor ka reaguar mirë, kapaciteti i tij ishte testuar maksimalisht në kulmin e përhapjes, gjatë muajit gusht. Në frontin ekonomik, BPV reale parashikohet të pësojë rënie prej 7.5 për qind më 2020 dhe të kthehet me 6 për qind më 2021.1 Rënia e
rritjes në shtetet ku kemi prani të madhe të diasporës së Kosovës (-6 për qind në 2020), si dhe kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit do t’i kushtojnë Kosovës 6 pikë përqindjeje të BPV-së në të hyrat nga diaspora për vitin 2020. Kjo do të rëndojë efektin negativ në rritje nga rëniet e detyrueshme dhe vullnetare të lëvizjes brenda vendit dhe pasigurisë së shtuar.
Ekziston një pasiguri e madhe për perspektivën ekonomike. Pasiguria mbi parashikimin bazë është e madhe dhe rreziku i një rezultati më negativ se që parashikohet është i konsiderueshëm. Kjo pasqyron një kombinim faktorësh të shëndetit publik dhe atyre ekonomikë që janë të vështirë për tu parashikuar. Rritja e jashtme e dobët dhe kufizimet më të gjata të udhëtimit ndërkombëtar mund ta zmadhojnë këtë goditje. Brenda vendit,
mbylljet më të gjata mund ta dëmtojnë kërkesën dhe besimin. Ndarjet politike mund ta
komplikojë zbatimin e masave zbutëse dhe të rimëkëmbjes. Nga ana pozitive, progresi me
vaksina dhe trajtime do të mund ta bëjë të mundur kthimin e lëvizshmërisë në nivele normale
më shpejtë.
Politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë reagimin shëndetësor duke zbuturhumbjet e të ardhurave
Zbatimi i masave zbutëse dhe të rimëkëmbjes kërkon pezullim të përkohshëm të
rregulles fiskale gjatë periudhës 2020 – 2021. Deficitet e përgjithshme priten të jenë rreth 6
dhe 5.5 për qind të BPV-së, më 2020 dhe 2021, përkatësisht. Situata e jashtëzakonshme
mund të arsyetojë rifokusimin e një pjese të depozitave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit
(AKP) nga financimi i investimeve te masat zbutëse dhe të rimëkëmbjes, të cilat duhet të jenë
të dizajnuara mirë, transparente dhe të targetuara për t’i prekur ata qe kanë më shumë
nevojë. Meqë rishikimi gjashtëmujor i buxhetit 2020 nuk përcakton në tërësi masat e zbutjes
dhe rimëkëmbjes të financuara nga AKP, ato duhet të rishpërndahen në buxhetin e vitit 2021
pasi të ketë përfunduar dizajni, targetimi dhe kostimi i tyre i plotë.
Në ballë të përpjekjeve të reagimit dhe zbutjes ishin punëtorët esencialë të sektorëve të
shëndetësisë dhe sigurisë. Pagesat shtesë për këta sektorë (0.6 për qind e BPV-së së
planifikuar për vitin 2020) i vlerësojnë këto përpjekje. Duke pasur parasysh zhvillimin e
pasigurt të pandemisë, buxheti për vitin 2021 duhet të përfshijë një alokim të përgjithshëm të
1 Stafi i FMN-së është duke i rishikuar këto parashikime për t’i llogaritur të dhënat e BPV-së për tremujorin e dytë 2020, të publikuara më 30 shtator. Në këtë drejtim, ne presim që tkurrja në vitin 2020 të jetë në intervalin 6 – 7.5 për qind, ndërsa kthimi më 2021 do të jetë në intervalin 4.5 – 6 për qind.
3

rezervës për masat zbutëse që mund të vendosen në gjysmën e parë të vitit 2021, nëse është
e nevojshme.
Transferet në kompanitë private duhet të jenë të targetuara dhe transparente. Transferet
e planifikuara prej 60 milionë euro (1 për qind e BPV-së) duhet të sigurojnë që mbrohen
vendet e punës në kompanitë që do të mbesin aktive pas përfundimit të pandemisë. Kriteret
për kualifikim duhet të jenë të qarta, dhe lista e përfituesve duhet të bëhet publike (në
përputhje me legjislacionin). Projektimi i subvencioneve të mëdha për bujqësinë (prej rreth 1
për qind të BPV-së në vitin 2020, përfshirë masat e planifikuara të rimëkëmbjes) duhet të
forcohet ashtu që të rritet transparenca dhe efektiviteti i tyre.
Përpjekja e jashtëzakonshme fiskale për vitet 2020 – 2021 duhet të ankorohet me
veprime të besueshme konsolidimi, sapo të jetë stabilizuar rimëkëmbja ekonomike. Për
tu përgatitur për këtë, nevojitet një strategji e qartë komunikimi që nxjerr në pah natyrën e
përkohshme të këtyre pagesave shtesë dhe transfereve aktuale. Për më tepër, duhet zbatuar
reformat për rifokusimin e shpenzimeve sociale për të mbrojtur personat më të cenueshëm.
Duhet të shmanget krijimi i përfitimeve pensionale shtesë, mbi skemat ekzistuese, pa një
analizë të qëndrueshmërisë aktuariale të përfitimeve ekzistuese. Gjithashtu, tërheqja e
propozuar e 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti i Kursimeve Pensionale të
Kosovës (TKPK) minon Shtyllën 2, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e
tregut të brendshëm të kapitalit, që ka qenë burim esencial i financimit të buxhetit.
Politikat financiare duhet të synojnë zbutjen e goditjes pa rrezikuar stabilitetin bankar
Vendimet e BQK-së për t’i shtyrë pagesat e kthimit të kredive dhe pastaj duke lejuar
riprogramimin e kredive deri në 1 vit kanë zbutur ndikimin te huamarrësit dhe bankat.
Vendimi për t’i shtyrë pagesat e kredisë në mars rezultoi me një moratorium tremujor në
pagesa të kredisë, që u shfrytëzua nga më shumë se 50 për qind e gjithsej kredive bankare.
Me mbylljen e kësaj dritareje, në qershor, BQK lejoi aplikime për zgjatje dhe ristrukturim të
kredive deri në 1 vit, në baza individuale. Pas mbylljes së kësaj dritareje, në shtator, u
riprogramuan rreth 15 për qind e regjistrit të kredive bankare.
Heqja e masave rregulative duhet të jetë graduale, dhe BQK duhet të përgatitet që t’i
përshtatë planet e saj nëse nuk realizohet rritja e pritur për vitin 2021. Shkalla e
riprogramimit të kredive dhe recesioni i thellë sugjerojnë që kreditë joperformuese (KJP) do të
rriten në muajt e ardhshëm. Për të shmangur kufizimin e disponueshmërisë kreditore, masat
rregullative duhet të hiqen gradualisht, duke sjellë çdo pamjaftueshmëri në provizionim në
zero gjatë 12 muajve të ardhshëm. BQK duhet të sigurojë sa më shpejtë udhëzime në këto
linja, si dhe t’i fuqizojë aktivitetet mbikëqyrëse, me fokus në huamarrësit e mëdhenj. Pasiguria
në lidhje mbi perspektivën ekonomike dhe dëmet në cilësinë e kredive sugjerojnë që ritmi
përmes së cilit hiqen masat duhet të përcillet me kujdes. Nëse nuk realizohet rritja e pritur për
2021, mund të konsiderohet riprogramimi i mëtejshëm i kredive për huamarrës të caktuar.
Është me rëndësi të madhe shmangia e çdo dobësimi të kapitalit ose standardeve të
provizionimit.
Në frontin institucional, duhet të plotësohen urgjentisht vendet e lira në Bordin e BQKsë. Bordi i BQK-së nuk është funksional që nga qershori, si pasojë e mungesës së kuorumit.
Plotësimi i vendeve të lira është jetik për të siguruar që politikat kanë mbështetje të duhur
institucionale. Pasi të rinisë punën Bordi i BQK-së, rregullimet aktuale institucionale duhet të
forcohen për të siguruar që stabiliteti financiar dhe funksionet e politikave makroprudenciale të
përfaqësohen në mënyrë adekuate në Bordin Ekzekutiv të BQK-së.
4
Janë të nevojshme reforma strukturore për të përshpejtuar konvergjencën e të
ardhurave
Kosova përballet me disa kufizime strukturore që kanë parandaluar konvergjencën më
të shpejtë të të ardhurave, dhe pandemia përkeqësoi shumë prej këtyre sfidave paraekzistuese. Ndikimi i investimeve publike vazhdon të jetë i ulët, si dhe cilësia e shpenzimeve
në shëndetësi dhe arsim është nën standardet rajonale. Gjersa luftimi i recesionit afatshkurtër
është prioritet, forcimi i efektivitetit të buxhetit, zvogëlimi i mangësive në kapitalin njerëzor dhe
infrastrukturë, përmirësimi i qeverisjes dhe avancimi i mëtejmë i integrimit ndërkombëtar do të
krijonte një mjedis më të favorshëm për rritje.
“Misioni dëshiron t’i falënderojë autoritetet dhe të gjitha palët e tjera për dialogun e sinqertë, të
hapur dhe konstruktiv.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb