TIRANË-Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova zhvilloi sot një takim me banorët në nevojë në zonën e Shkozës.

Kosova theksoi se në Tiranë ka rreth 8000 apartamente që rrinë stok. Ai premtoi se Bashkia do ndërmjetësojë me kredi që këto apartamente.

“Kam një plan të detajuar që çdo mbledhje e Këshillit bashkiak do prenotoj një kanal televiziv që të jetë live me transparencë të plotë. Nuk ka gjë me të vlefshme se transparenca për të parë se ku shkojnë lekët e bashkisë së Tiranë, çfarë do bëhet për njerëzit në nevojë. Jeni nj ë ushtri jashtëzakonisht e madhe që prisni të bëhet diçka për ju.

Në Tiranë janë 8000 apartamente që rrinë bosh dhe biznesi ka ngrirë investimin aty. Bashkia ka menduar si të ketë një fond të posaçëm që këto apartamente që rrinë bosh që njerëzit në nevojë të shkojnë në këto apartamente. janë 8000 mijë apartamente.”- u shpreh Kosova.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: