SERBI– Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, knë fund të qershorit do të vizitojë Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me nënpresidentin amerikan Joseph Biden, për të diskutuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të ardhmen e Serbisë. Kjo vizitë, siç shkruajnë mediat serbe, duke u thirrur në vlerësimet e analistëve, është shumë e rëndësishme për Serbinë, sepse temat që do të diskutohen do të jenë shumë të nxehta.

Para së gjithash, shtohet më tej, është thënë se Biden do të stopojë “kushtet gjermane” për vazhdimin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, shkruan “Telegrafi”.

“Përveç euro-integrimit, temat e ardhshme të takimit të Vuçiç dhe Biden do të jenë Kosova, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, marrëdhëniet bilaterale, kryesimi serb i OSBE-së, rasti i vëllezërve Bytyçi, si dhe forcimi i lidhjeve ekonomike”, theksojnë mediat në Serbi.

Përveç çështjeve ekonomike, analistët serbë gjithashtu besojnë se do të diskutohet edhe në lidhje me distancimin e Serbisë nga Rusia, por edhe për afrimin e Serbisë me NATO-n.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb