Kosova nis fushatën e kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Izraelit, në ndeshjen që do luhet në Tel Aviv me 25 mars. Trajneri i “Dardanëve”, Alain Giresse ka pranuar se grupi nuk është i vështirë, por ka lënë të kuptohet se rruga nuk do jetë aspak e lehtë. Diçka u tha edhe për ndryshimet në listë, duke bërë edhe sqarimin përkatës.

“Përgjithësisht ndodhemi në një grup i cili nuk është shumë i vështirë mirëpo në të njëjtën kohë në grup apo ekipe apo përfaqësuese të cilat nuk duhet t’i nënqmojmë. Pastaj është një grup i cili na jep ambicie për të shkuar më tej prandaj edhe jemi këtu….Qëllimi është të instalojmë në këtë grup lojtarësh atë idenë që të japin maksimumin dhe do të thoja me një ambicie e cila nuk ka një limit të caktuar. Padyshim, meqenëse grupi nuk është më i vështiri i mundshëm atëherë ekziston edhe kjo mundësi që ndoshta të kualifikohemi mirëpo ideja është që të kemi një ambicie të madhe dhe ta instalojmë këtë në mesin e lojtarëve”.

Në krahasim me listën fillestare të cilën e keni parë i kemi dy ndryshime. Ndryshimi i parë është Elbasan Rashani i cili mungon për shkak të lëndimit dhe emri i dytë është Uran Bislimi…Sa i përket Ermal Krasniqit, ai bën pjesë në atë që ne e quajmë paralistë, do të thotë nuk ishte ftuar në këtë grupin prej 25 lojtarëve të cilët i dimë, do të thotë ishte pjesë e kësaj paraliste dhe mbetet të shihet pastaj ne nuk e dimë ende situatën e grupit për shkak se jo të gjithë lojtarët kanë ardhur dhe janë grumbulluar, pastaj kemi disa lojtarë të cilët ndoshta nuk po ndihen mirë siç është rasti i Arbnor Mujës, pra mbetet një situatë e cila duhet të shihet, ndoshta edhe ftohet.”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb