Në  Kosovë , në  24 orë t e fundit, kanë  ndë rruar jetë  8 persona dhe janë  regjistruar 193 të  infektuar me koronavirus.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka theksuar se numri total i rasteve pozitive është 10 988 raste nga 42 627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 999.

Drejtori i IKSHPK-së ka theksuar se ditëve të fundit kemi një ulje graduale të lakores epidemiologjike.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb