Publikohet raporti 24 orësh i Institutit për rastet e reja me Covid në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë raste të reja me Covid-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 13 pacientë.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 428.
“Nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431. Në total numri i rasteve aktive është 428”, ka njoftuar Ministria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: