SHKODER– Kosova u përball sot me Kroacinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Megjithatë nuk ka shkuar mirë ndeshja e dytë kualifikuese për Botërorin Rusi 2018, pasi Kosova ka pësuar 6 gola, duke zhgënjyer mijëra tifozë.

Kombëtarja më e re e Europës ka pësuar tre gola vetëm në pjesën e parë të ndeshjes. Ka qenë shtatlarti Manxukiç që ka shënuar tripletë për kroatët.

Më pas 3 gola në pjesën e dytë dhe në shtesë nga Perishic, Kalinic dhe Mitrovic. Edhe pse u përpoq të krijonte diçka në sulm, skuadra e Albert Bunjakit u ndëshkua nga mbrojtja, që sonte ishte në një mbrëmje për t’u harruar.

Shkodra sot ka pasur një atmosferë të rrallë me mijëra tifozë kosovarë dhe kroatë që i kanë dhënë qytetit ngjyrat e festës dhe simboleve kombëtare.

MINUTAT

90′:- Goli i pestë për kroatët u shënua nga Kalinic.
83′ GOL! Kroacia realizon edhe golin e pestë. Perishiç merr një pasim të bukur vertikal nga Brozoviç dhe, pasi shmang edhe Ujkanin, thellon epërsinë e të tijve. Paraqitje amatoreske nga mbrojtja e Kosovës.

80′ Valon Berisha i kishte të gjitha mundësitë për të shënuar i vetëm në qendër të zonës, por gjuajtja e mesfushorit ndalet që në nisje.

77′ Ndërrimi i fundit edhe për Kosovën, që hedh në fushë Herolind Shalën në vend të Arbër Zenelit.

70′ Trajneri kroat Çaçiç e mbyll me zëvendësimet: jashtë loje Kramariç, futet Marko Rog.

68′ Kosova kryen ndërrimin e dytë; Bersant Celina i bën vend Albert Bunjakut.

67′ GOL! Kroacia gjen edhe golin e katërt me të sapofuturin në lojë, Matej Mitroviç. Mbrojtësi i harruar në zonë nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë pas një pasimi të Brozoviçit.

63′ Sulmi i Kosovës përpiqet të japë shkëndija, megjithatë mbrojtja e kroatëve është e kujdesshme dhe mbyll hapësirat.

60′
Kaliniç shfaqet menjëherë i rrezikshëm brenda zonës, por gjuajtja e sulmuesit shkon ngjitur me shtyllën.

59′ Del nga loja autori i tre golave, Mario Manxukiç, dhe në vend të tij hyn Nikola Kaliniç.

58′ Bunjaki bën lëvizjen e parë duke futur Besar Halimin në vend të Bernard Berishës.

68′ Kroacia e ka shënuar edhe golin e katërt kundër Kosovës. Pas një harkimi në zonë, aty i pamarkuar ishte Matej Mitrovic, i cili e futi topin në rrjet.

59’ Ndërrim te Kosova: Largohet Berisha, inkuadrohet Halimi.

Ndërrim te Kroacia: Largohet Mandzukic, inkuadrohet Kalinic.

58’ Vazhdon momenti i mirë për Kosovën.

51’ Minutat e para të gjysmës së dytë flasin për Kosovën. Rashica godet, por jo fuqishëm.

48’ Kosova e fillon mirë gjysmën e dytë, përpiqet të shënojë.

Pjesa e parë: Kosova 0-3 Kroacia
Mbyllet pjesa e parë. Kosova është në disavantazh prej tre golash.

Mario Mandzukic ishte njeriu i 45 minutave të para duke shënuar het-trik.

Kosova i pati disa raste shumë të mira, dy prej tyre vetëm me portierin, por mungoi konkretizimi.

42’ Zeneli në një rast fantastik, por gjuan përmbi portë.

38’ Një rast që nuk duhej humbur. Celina i vetëm me portierin nuk arrin të shënojë.

35′ GOL! Manxukiç nuk ka rivalë dhe bën ç’të dojë në zonën kosovare. Kësaj here, gjiganti kroat shfrytëzon një krosim nga e djathta për të thelluar epërsinë e ekipit të tij. 3­0.


28′ Kroatët kërcënojnë sërish, po me Manxukiçin pas një krosimi të Perisiçit nga krahu i majtë. Fatmirësisht, gjuajtja me kokë e sulmuesit kroat shkon mbi traun e portës.

24′ GOL! Sërish Manxukiç shënon për kroatët. Sulmuesi shfrytëzon me kokë një krosim të Perishiçit nga e majta duke mposhtur Ujkanin për herë të dytë.

18′ Kosova zbret rrezikshëm dhe ka një mundësi të mirë me Rashicën, por dy goditje radhazi të 20­vjeçarit ndalen nga mbrojtësit kroatë. Kosova pretendon për prekje të topit me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Borbalan, i cili ndëshkon me karton të verdhë Bernard Berishën për protesta.

7′­15′ Goli ua bën më të lehtë punën kroatëve, që kontrollojnë lojën dhe i afrohen rrezikshëm portës kosovare.
6′ GOL! Kroatët gjejnë epërsinë e shpejtë me Manxukiçin, i cili i vetëm përballë Ujkainit nuk e ka të vështirë të realizojë.

2′­5′ Kroatët provojnë të marrin frenat e lojës, duke imponuar ritmin e tyre.

1′ Nis loja, me topin e parë nga Kosova.

Kosova do të luajë me këtë formacion kundër Kroacisë
Në portë do të jetë Samir Ujkani. Në mbrojtje do të rreshtohen Pnishi, Pepa, Paçarada dhe Përdedaj. Në mesfushë Kryeziu, V.Berisha, B. Berisha, Rashica dhe Zeneli, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Celina.

(m.k/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb