Qindra shqiptarë të Kosovës që në orët e para të mëngjesit kanë kaluar përmes pikës së kalimit kufitar të Morinit me destinacion bregdetin shqiptar.

Për shkak të fluksit të lartë në pikën kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me pesë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët dhe pritjet.

Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 2 mijë vetë. Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 600 automjete të vogla dhe 25 autobusë. Edhe të dielën pritet fluks për shkak të ndeshjes Kosovës-Turqi në “Loro Boriçi”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: