Vetëm përgjatë këtij viti në Kosovë janë të regjistruara 2637 vetura të tipit ‘Golf 2’ të markës Volkswagen.

Në anën tjetër, 178 modele Golf 3 janë regjistruar për këtë vit. Kështu ka bërë të ditur me anë të të dhënave statistikore Ministria e Punëve të Brendshme për lajmi.net.

Në anën tjetër, Volkswagen ka qenë marka dominante emakinave të regjistruara për këtë vit – 105.881 copë. Marka e dytë është ‘Opel’ me 37.294 vetura të regjistruara.

E treta markë me radhë është marka ‘Audi’ me 26,543 vetura të regjistruara, të pasuara nga markat Mercedes (24,118) dhe BMW (16,931).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: