ITALI- Nuk ka përfunduar në kohën e planifikuar fluturimi prej Gjenevës në Prishtinë. Kjo pasi një prej pasagjerëve kosovarë ka shkaktuar një incident në bordin e aeroplanit, raporton KTV.

Sipas dëshmitareve ai ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sandviçin. Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit. Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.

Sulmin e ka konfirmuar EasyJet që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është lënë i lirë. Nuk dihen ende rrethanat e këtij incidenti, ndërkohë që kompania e fluturimit ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb