FUSHE KRUJE– Pas publikimit të analizës së ADN dhe ekspertizës përfundimtare mjeko-ligjore që vërteton se shtetasi nga Kosova, Xhavit Osmani është lidhur dhe më pas është djegur i gjallë në makinë në Fushë Krujë pak kohë më parë, policia po heton në dy pista.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se policia po heton në njërin pistë, e cila është vrasje për shkak të një lidhje me një femër në Shqipëri si dhe në pistën tjetër për shkak të konflikteve të pronësisë për një biznes.

Shtetasi kosovar kishte hyrë me mjetin e tij tip “Volkswagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë u raportua të shtunën më 5 maj rreth orës 14:00. Ka qenë një person, banor në fshatin Borizanë ai që ka parë makinën teksa digjej. Pak minuta më pas në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e policia. Pasi janë shuar flakët, brenda saj është konstatuar kufoma e shkrumbuar e një personi të seksit mashkull. Xhaferr Osmani hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës të dielën e datës 29 Prill 2018, dhe të shtunën më datë 5 Maj makina e tij u gjet në flakë me një person të vrarë dhe të djegur 5 kilometra larg qytetit të Fushë – Krujës, 250 metra larg rrugës nacionale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb