Familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica), ku sipas dyshimeve të kësaj familjeje, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatu në gjoks Adem Jasharin, emblemën e UÇK’së, dhe Skënderbeun.

Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, ku tha se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrë kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.

Por si kishte përfunduar Zymberi në burgun e Serbisë?
Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi tregoi se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.

Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor.

I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk do të flasë, ose nuk është aty, ose është në palestër”.

I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatuazh; “Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemën e UÇK-së.”

Deklarata e Nexhat Zymberajt:
Na sipas informatave të priftit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Norvegji prifti zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulkatës ka ardhur ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.

Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënuar 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun.

Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarr aty, kurse 4 gardianë janë lënduar edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.

Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrfarë kontakti.

Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatuazh, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemën e UÇK-së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bëjnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb