Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovës do të marrin pjesë 6 subjekte politike serbe, në mesin e tyre 4 parti, një koalicion dhe një iniciativë qytetare.

Këto janë subjektet serbe që garojnë në këto zgjedhje:
1. Lista Serbe e udhëhequr nga Sllavko Simic;
2. Partia Demokratike Progresiste e drejtuar nga Nenad Rashic;
3. Partia Liberale -SLS e Sllobodan Petrovic;
4. Partia Përparimtare e Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandër Grujic;
5. Koalicioni Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandër Jabllanovic dhe
6. Iniciativa qytetare -Lidhja Patriotike Serbe.

Ndërkohë që gjatë ditës së diel liderët serbë kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të Listës Serbe, në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, shkruan Express.

Pas takimit, që të gjithë u shfaqën të bindur se vetëm Lista Serbe mund ta ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe t’iu sigurojë serbëve një jetë më të mirë.

“Deputetët e Listës Serbe mund ta parandalojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kur ju dëgjoni kandidat për kryeministër si Haradinaj i cili dëshiron të vijë deri në Nish, atëherë duhet që serbët të mos i lejojnë këto deklarata dhe formimin e ushtrisë”, tha pas takimit Aleksandar Vulin, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Vulin është shprehur i bindur se vetëm me Listën Serbe në Kuvend zëri i serbëve do të mund të dëgjohej.
Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë në mënyrë unanime do ta përkrahë këtë subjekt për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kurse, Slavko Simic ka thënë se ata do të synojnë që serbëve në Kosovë t’u krijohen kushte më të mira dhe stabilitet.

“Njerëzit duhet ta shohin seriozitetin dhe legjitimitetin e njerëzve në Listën Serbe”, tha Simic.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: