KOSOVË- Lidhja e martesave me qëllime përfitimi mes shqiptarëve dhe të huajve, si serbë e malazezë ka kohë që ekziston si fenomen në Shqipëri. Por jo pak i njohur është edhe fakti se dhjetëra vajza, kryesisht nga veriu janë martuar me burra kosovarë edhe pse me një diferencë të dallueshme moshe, për qëllime përfitimi.

E tillë është historia e Rexhep Kastratit nga fshatit Zatriq i Prizrenit. Ai tregon për RTV21, se në moshën 61-vjeçare është martuar me një 19-vjeçare nga Malësia e Madhe, për të cilën ka paguar 3 mijë euro para 14 vitesh, vetëm për të pasur një djalë.

Sot Rexhepi është 75-vjeç dhe përveç 12 vajzave me gruan e parë, që nuk jeton më, ka edhe 2 vajza dhe një djalë me gruan e dytë.

Rexhepi tregon se në atë kohë u interesua dhe u lidh me ca persona, të cilëve u kërkoi një nuse mbi 35 vjeç, por ata i sollën një 19-vjeçare. Ai thotë se jetojnë shumë mirë dhe ndoshta mund ta bëjë me një vëlla tjetër Diamantin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: