Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa po shkonte në një tubim në Gjilan. Arrestimin e deputetes Haxhiu mësohet se e ka bërë Njësia Speciale e Policisë.

Një ditë më parë, deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, është marrë në pyetje nga organet e ligjit në vend për veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Telegrafi.

“Të gjitha veprimet në Kuvend, ne si opozitë i kemi bërë me vetëdije. Sa herë të ketë nevojë, do të veprojnë njësoj deri në anulimin e marrëveshjeve”, ka theksuar ai.

VV REAGON NDAJ ARRESTIMIT TË DEPUTETES HAXHIU

Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan.

VV thekson se kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë.

“Veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb