KOSOVE– Asgjësohen në Dragash të Kosovës 23 ton limonë, të cilat vinin nga Turqia për llogari të një kompanie kosovare. Limonët u asgjësuan për përmbajtje të dyshimtë, njoftojmë mediat kosovare. Kamioni me limonë ka qëndruar për shumë ditë në pikën kufitarë të Vërmicës.

Ngarkesa nuk i ka plotësuar standardet e konsumit, prandaj përpara se të hynte në Kosovë ku edhe kishte destinacionin e fundit për konsum, ishte ndaluar në Itali, si shteti i parë transit ku po kalonte ngarkesa.

Në bazë të marrëveshjes që kanë shtetet e BE-së, nëpërmjet sistemit Rasff, është alarmuar përmbajtja e lartë e pesticideve që janë përdorur në këtë prodhim, ndërsa autoritetet përkatëse të vendit importues siç është në këtë rast Kosova, janë të detyruar të bëjnë asgjësimin e mallit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: