Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur sot tenderin për një projekt për rehabilitimin e niveleve të poshtme dhe të sipërme të Urës së Mitrovicës, qasjet rrugore përmes ndërtimit të rrethrrotullimeve të reja, hapësirës përreth dhe qasjes për këmbësorë.

Ky projekt do të financohet nga programi IPA i Bashkimit Evropian. Rivitalizimi i Urës së Mitrovicës dhe rrethinës së saj ka nisur më 17 tetor 2015 dhe ky rivitalizim është paraparë me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb