PRISHTINE – Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi do të luftojë sot për titullin kampion bote në kategorinë në WBA. Lajmin e ka publikuar me kënaqësi, Zv.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka shkruar në Fb:

“Ditë e madhe për sportin e Kosovës! Boksieri ynë nga Juniku, Haxhi Krasniqi, do të luftojë sot për titullin e më të mirit në botë në kategorinë gjysmë të rëndë përballë gjermanit Jürgen Brähmer.
Sonte të gjithë jemi NJË me Haxhiun, drejt suksesit të jashtëzakonshëm të boksit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Paç fat, Haxhi!” – uron në përfundim Thaçi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: