Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar të opozitës më 28 nëntor. Haradinaj, vëllai i liderit të AAK-së, në një shënim në facebook ka theksuar se nëntori i tretë nuk do të lejojë përmbysjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk do të lejojë humbjen e territoreve.

“Të bashkohemi në Nëntorin e tretë. Ky 28 nëntor duhet të na bashkojë sikur nëntorët e mëdhenj të historisë! Manifestimi i qytetëruar i yni, është rast për të bindur vendimmarrësit, kushdo qofshin ata, se ky popull nuk lejon përmbysjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikurse nuk lejon humbjen e territoreve tona. Prishtina do ta mbajë mend si Nëntorin e tretë, ku të gjithë e pa dallim, do ta kundërshtojnë këtë padrejtësi dhe do të vihen në mbrojtje të shtetit.

Ne do të festojmë por edhe do ta dërgojmë masazhin tonë të fuqishêm për Kosovën, ashtu siç e meriton kjo ditë e madhe! Dita e flamurit tonë kombëtar! DH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: