PRISHTINË- Krerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë orëve të mbrëmjes kanë ndezur qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në shenjë përkujtimi për viktimat e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Anëtarja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi u shpreh se AAK si në çdo përvjetor tjetër të 11 shtatorit përkujton viktimat dhe ditën kur tragjedia ndau botën në ata që luftojnë pro demokracisë dhe në ata që përkrahin terrorizmin.

“Ditët si kjo na bëjnë që përveç lavdisë dhe përkujtimit për viktimat të angazhohemi dhe të zotohemi që do të luftojmë fuqishëm të keqen, e cila sot ka kapluar shumë vende të botës”, theksoi Anëtarja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.

Eedhe gjatë ditës në Kosovë janë zhvilluar shumë aktivitete në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Në shenjë nderimi në të gjitha kazermat e FSK-së të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtize si dhe është mbajtur një minutë heshtje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: