Stafi i emisionit “Shqiptarët për shëiptarët” udhëtoi në Kosovë për të përcjellë historinë motivuese të Izet Onuzit. Para 26 viteve Izetit i ka ndodhur një tragjedi, e shtypi një tren e si pasojë humbi të dy duart dhe dy këmbët. Nese e sheh në rrugë dhe nuk ja di historinë, vështirë se mund ta kuptosh se Izeti gjithë gjymtyret e tij i ka paterica.Por ai duket nje njeri si gjithë të tjerët.

https://youtu.be/COi2HWYegUA

Izeti është rast model, dikush që frymëzon me vullnetin qe ka e përkushtimin jo vetem per veten por dhe për gjithë ata që janë si ai.

“Ditën që humba të dy këmbët isha i vetëdijshëm, por kur vura re se kisha humbur edhe dy duart, ishte shumë e dhimbshme për mua. Nga ana psikologjike e përjetova shunë tmerrshëm, në ato momente doja të hiqja sorumin, nuk doja të jetoja më. Pranova që të vë kur më erdhën prinderit nga Kuksi, nëna ime më tha që vetëm dua të të shikoj gjallë. Të mbash proteza nuk është e lehtë, pasi do shumë vullnet. Unë tre vjet pas aksidentit jam martuar me një grua normale pa asnjë problem. Kam një djalë dhe një vajzë”,-tha Izeti.

https://youtu.be/1f_imK9yfH4

Izeti ka krijuar një qendër sociale ku bashkë me dy bashkëpunëtorë krijon proteza për personat pa gjymtyrë, protezat nuk i shet por i shpërndan me kosto zero. Materialet i siguron përmes donatorëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: