KOSOVË- Komuna e Pejës mban mbledhje urgjente, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq. Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe sot në qytetin e Pejës kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit.

Mediat kosovare kanë kontaktuar me zëdhënësin e komunës së Pejës, Engelbert Zefaj i cili ka thënë se për shkak të reshjeve janë vërshuar disa pjesë të qytetit dhe fshatrave të komunës së Pejës.

“Jemi duke mbajtur një mbledhje urgjente për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shiut ku do të vendosim se çfarë hapash do të ndërmarrim”, ka thënë Zefaj. Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me reshje, ulje temperaturave dhe erëra.

(m.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: