KOSOVË

Policia në Kosovë ka ekzekutuar një urdhër-arresti për një shtetas gjerman, i cili rezultonte i dënuar me 20 vite burg në mungesë nga drejtësia gjermane.

Bëhet fjalë për Qadir Ali Kan, shtetas gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i, i cili raportohet se është kapur këtë të premte pas mesnate në Prishtinë.

Ali Kan i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim me drogë dhe i kërkuar nga Gjermania, është arrestuar në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast” që shërben për kërkimin e të arratisurve. Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar lajmin për kapjen e të kërkuarit, shruajnë mediat kosovare.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri e Punëve të Brendshme”, ka thënë Krasniqi.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb