Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë.

Lladrovci, në një postim në Facebook, tha se “data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor, 2019”. Ai shprehet në postimin e tij se ndihet krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb