PRISHTINE – Ymer Shahini, shtetasi i Kosovës dhe i Kanadasë me vendbanim në Çeki, i cili po kërkohet nga FBI-¬ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm të 20 milionë eurove, është vëllai i gruas së ish-ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Gazeta Express ka mësuar se shqiptari nga Kosova Ymer Shahini, është vëllai i profesoreshës Remzie Shahini¬ Hoxhaj, gruas së ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ymer Shahini po kërkohet nga FBI-ja për veprat penale mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm të 20 milionë dollarëve. Prokuroria në Manhattan ka caktuar dënimin me 65 vjet burg dhe rreth 6 milionë dollarë dënim në të holla. Shahini aktualisht gjendet në Prishtinë dhe është drejtor i kompanisë për fiskalizim “Printec L.L.C”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: