Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryeministër. Kështu të paktën ka thënë njëri nga drejtuesit e kësaj partie, Haki Rugova.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Rugova theksoi se ende nuk ka asgjë konkrete se kush do të jetë kandidati për kryeministër nga LDK.

“Nuk kam çka të them. Sot, gjatë ditës do ta merrni vesh”, tha ai shkurt, duke mos dhënë ndonjë detaj shtesë.

Ndërkohë, burime të Gazetës Blic theksojnë se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka gjasat më të mëdha që të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër, pas tërheqjes së Isa Mustafës.

Megjithatë, vetë Haziri ka thënë se ende nuk është vendosur për këtë çështje.

Ndërkohë, në media është raportuar se si emra të mundshëm për këtë post janë edhe Lumir Abdixhiku dhe ministri në detyrë i Financave, dhe njeriu më i afërt i Isa Mustafës, Avdullah Hoti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: