KOSOVË- Kryeministri Isa Mustafa, beson se strukturat paralele serbe që operojnë në komunat e veriut të vendit do të shuhen.
Duke folur për RTK-në, Mustafa ka thënë se ky proces, sipas tij, pritet të ndodhë pas marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel, me palën serbe.
Kreu i qeverisë ka pranuar se zbatimi i marrëveshjeve nuk është i lehtë, por ai është optimist se Mbrojtja Civile është në rrugë e duhur.
Pas shuarjes, pjesëtarët e kësaj strukture, sipas tij do të integrohen në strukturat e vendit.
Mustafa ka shprehur bindjen se Lista Serbe do të kthehet shpejt në qeveri.
Një paralajmërim të njëjtë e ka dhënë një ditë më herët edhe Aleksandër Jabllanoviç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: