Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një shkrese dërguar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që të pezullojë veprimtarinë e tij në postin e presidentit të kësaj federate.

Në letër thuhet se komisioni përmes rrugëve zyrtare e ka vërtetuar që Agim Ademi është në proces gjyqësor dhe se si rezultat i kësaj FFK nuk mund të licencohet, pasi kjo nuk do përputhej me ligjet e Republikës së Kosovës, me statutin e FFK-së dhe me kodin etik të FIFA, të cilin FFK është i detyruar me statut dhe ligje të Kosovës e UEFA-s dhe FIFA-s ta respektojë.

Madje, Komisioni ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv që të marrë vendim për ta pezulluar Agim Ademin nga pozicioni i kryetarit deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij, nëse Ademi nuk bën diçka të tillë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: