PRISHTINE – Autori i monumentit “NEW BORN”, Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se këtë vit ky monument do të mund të ngjyroset nga të gjithë qytetarët e Kosovës. Ismaili ka thënë se ngjyrosja fillon të shtunën dhe do të vazhdojë deri të hënën në mbrëmje.
Tashmë është bërë traditë që “NEWBORN” të ngjyroset çdo vit që më 17 shkurt, ditën e pavarësisë, të ketë pamje të re.
“Po pra. Prej të shtunës në mëngjes, 14 shkurt, deri të hënën në mbrëmje, 16 shkurt, na kemi me dalë me ngjyra, ndërsa ju, krejt qytetarët e Kosovës, i madh e i vogël, keni me mujt me dalë edhe me ngjyrosë qysh të doni vetë. A të vjen me e vizatue një copë diell, një yll, një raketë apo veç një katror të zi, ti e di ma së miri”, është shprehur Ismaili në “Facebook”.
Autori i “NEW BORN” i ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në ngjyrosjen e këtij monumenti.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: