Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), sot i janë bashkuar edhe katër deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

Shala tha se marrëveshja është kryer, veçse të enjten siç tha ai në Kuvendin e Kosovës do të kryhen procedurat tjera formale.

Ai po ashtu tregoi se këtij grupi i janë bashkuar këta deputetë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.

“Po është e vërtetë që Grupit Parlamentar i janë bashkuar dhe katër deputetë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli. Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus. Marrëveshja është kryer, nesër në Kuvend do të kryhen çështjet tjera procedurale”, ka thënë Shala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: