Prishtina dhe Drita barazuan 0-0, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin elitar në Kosovë.

Sfida ishte mjaft e bukur për tifozët, me raste nga të dyja ekipet, por në fund asnjëra prej tyre nuk ia doli dot të fitojë.

Me këtë rezultat, Prishtina është në vendin e katërt me 12 pikë. Në krahun tjetër, Drita kryeson kampionatin me 18 pikë.

Të dy skuadrat luajtën me këta lojtarë:

Prishtina: Nika, Belica, Mici (C), Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Kryeziu, Krasniqi, Hoti dhe Uka.

Drita: Maloku, Limani, Vitija, Broja, Namani, Baftiu, Azjeraj, Blakqori, Bardhoku, Simonovski, Kryeziu.

Sot është luajtur edhe takimi tjetër mes Malishevës dhe Ballkanit, ku ekipi nga Suhareka doli me 3 pikë pas fitores 2-3.

Golat e ekipit të Ilir Dajës erdhën nga Krasniqi (X2) dhe Korenica, ndërsa të vendasit “tundën rrjetën” Xhaka dhe Maliqi.

Gr
Gr

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb