KOSOVË

Me urdhër të Prokurorisë, këtë të hënë Policia e Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve të Rënda ka ndaluar shtatë persona, të cilët akuzohen për fajde.

Gjatë ekzekutimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit, sipas urdhëresës, sot Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në disa lokale në qytetin e Prishtinës.

Siç raportojnë mediat kosovare, personat e ndaluar janë  shtetasit me iniciale I.O., I.B., A.Th., M.M., Rr.H., E.L dhe Z.J. Me urdhër të prokurorit të çështjes, ata janë ndaluar për 48 orë dhe pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb